Turqia

Në Turqi do të nisë me punë laboratori i parë antropologjik i ADN-së

Laboratori i antropologjisë molekulare në Universitetin Hacettepe në Ankara do të ekzaminojë sëmundjet e trashëguara dhe sëmundjet bakteriale të njerëzve dhe kafshëve të lashta

Jeyhun Aliyev  | 18.04.2019 - Përdıtësım : 19.04.2019
Në Turqi do të nisë me punë laboratori i parë antropologjik i ADN-së

Ankara

Në Turqi të premten do të nisë me punë "laboratori i parë antik për ADN", që do të kryejë studime shkencore në mbetjet e mumifikuara të civilizimeve të Anadollit të vjetra 10.000-15-000 vjet, raporton Anadolu Agency (AA).

Laboratori i antropologjisë molekulare në Universitetin Hacettepe në Ankara do të ekzaminojë sëmundjet e trashëguara dhe sëmundjet bakteriale të njerëzve dhe kafshëve të lashta.

ADN janë blloqe të rëndësishme në ndërtimin e jetës që përmbajnë informata trashëgimie që transferohen në gjeneratën e ardhshme, thotë për AA profesori i antropologjisë, Selim Erdal.

Duke theksuar se ekziston një numër i vogël i institucioneve të këtilla në botë, Erdal tha se ndërtesa e laboratorit ishte dizajnuar enkas për mbrojtjen e ADN-së nga ndotjet e jashtme të organizmave të gjalla, të tilla si bakteret dhe kërpudhat.

Erdal tha se analizat e ADN-së gjithashtu do të ndihmonin në "zbardhjen e historisë, marrëdhënieve, lëvizjeve dhe kulturës" së komuniteteve njerëzore dhe civilizimeve që kanë jetuar në Anadoll dhe zonat përreth në 10.000 deri në 15.000 vitet e fundit.

"Ne do të konfirmojmë informatat e marra nga të dhënat arkeologjike me studimet e ADN-së dhe do të zbulojmë pjesët e panjohura të historisë", tha ai.

Erdal gjithashtu tha se studimet nuk do të përkufizohen vetëm në Turqi, por gjithashtu do të kryhen edhe në rajone tjera, sidomos në vendet fqinje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.