Turqia, Bota

Në Stamboll fillon Samiti Global i Ekonomisë Islame

Samiti është i përqendruar në rritjen e efikasitetit operacional, inkurajimin e inovacionit, forcimin e menaxhimit të riskut, promovimin e pjesëmarrjes financiare dhe mbështetjen e bashkëpunimit

Gökhan Ergöçün  | 30.05.2025 - Përdıtësım : 30.05.2025
Në Stamboll fillon Samiti Global i Ekonomisë Islame

Stamboll

Edicioni i dytë i Samitit Global të Ekonomisë Islame të AlBaraka filloi në Stamboll sot për t'u përqendruar në fuqizimin e institucioneve financiare dhe jofinanciare islame, për të ndihmuar në arritjen e qëllimeve të tyre të rritjes së qëndrueshme dhe për të lënë një ndikim në ekonominë globale përmes strategjive të reja, raporton Anadolu.

Samiti dyditor u organizua në bashkëpunim me Zyrën e Investimeve të Turqisë, Qendrën Financiare të Stambollit (IFC), Bankën Turke Albaraka, Universitetin Ibn Haldun në Stamboll dhe Forumin Rinor të Bashkëpunimit Islam (ICYF).

Zyrtarë të nivelit të lartë, ekspertë dhe përfaqësues të sektorit privat po mblidhen në këtë ngjarje.

Samiti është i përqendruar në rritjen e efikasitetit operacional, inkurajimin e inovacionit, forcimin e menaxhimit të riskut, promovimin e pjesëmarrjes financiare dhe mbështetjen e bashkëpunimit midis palëve të interesuara të industrisë duke zhvilluar një kuptim më të thellë të parimeve islame.

Diskutime të nivelit të lartë mbi integrimin e parimeve ekonomike islame priten në samit.

Sekretari i përgjithshëm i Forumit AlBaraka për Ekonominë Islame, Yousef Hassan Khalawi, në ceremoninë e hapjes tha: "Ne synojmë të krijojmë rrugë të reja, jo vetëm të ecim në rrugë të reja. Ne po krijojmë në Stamboll, Medinë, Londër, Kuala Lumpur, Karaçi, Kajro dhe shumë të tjera".

"Si pjesë e ekosistemit islam, duhet të krijohen gjithnjë e më shumë iniciativa", theksoi Khalawi.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.