Turqia

Në lindje të Turqisë sekuestrohen municione të terroristëve të YPG/PKK-së

Forcat turke të sigurisë gjatë operacioneve antiterroriste kanë sekuestruar municione që i përkisnin grupit terrorist YPG/PKK-së

Gözde Bayar  | 23.03.2020 - Përdıtësım : 23.03.2020
Në lindje të Turqisë sekuestrohen municione të terroristëve të YPG/PKK-së

Hakkari/Bitlis

Forcat turke të sigurisë gjatë operacioneve antiterroriste në lindje të Turqisë kanë sekuestruar municione që i përkisnin grupit terrorist YPG/PKK-së, theksuan sot zyrtarë vendor, raporton Anadolu Agency (AA).

Komanda e xhandarmërisë provinciale sekuestroi gjithsej 60 kilogramë eksploziv të improvizuar në provincën Bitlis, tha prefekti në një deklaratë.

Eksplozivët u shkatërruan më vonë me udhëzimin e prokurorit publik, shtohet në deklaratë.

Ndaras, komanda provinciale e xhandarmërisë kreu aktivitete kërkimi dhe spastrimi në provincën juglindore të Hakkarit, tha prefekti në një deklaratë.

Një raketë stinger, dy granata dore, një pushkë AK-47 dhe 28 fishekë të saj u sekuestruan në rrethin Şemdinli të Bitlisit, shtohet në deklaratë.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e thuajse 40,000 personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın