Turqia

Në gjysmën e parë të vitit mbi 258 mijë turistë e panë Kapadokya-n nga ajri

"Deri në fund të këtij viti parashikojmë që pjesëmarrja në turin e balonave të kalojë shifrën 600 mijë dhe do të jetë një vit me rekord të ri", tha kreu i ASBID, Mehmet Dinler

Behçet Alkan  | 04.07.2022 - Përdıtësım : 05.07.2022
Në gjysmën e parë të vitit mbi 258 mijë turistë e panë Kapadokya-n nga ajri

Nevsehir

Numri i turistëve që kanë marrë pjesë në turet e balonave me ajër të nxehtë, që mundëson të shihen bukuritë e rralla të Kapadokya-s nga qielli, në gjysmën e parë të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 186 për qind, duke arritur në 258.914.

Në postimin e Zyrës së Guvernatorit të Nevşehir-it nëpërmjet rrjeteve sociale, në periudhën janar-qershor të vitit 2022, në rajon janë realizuar 12.558 fluturime me balona ndërsa në këto fluturime kanë marrë pjesë 258.914 turistë vendas dhe të huaj.

Gjatë vitit 2020, kur filloi lufta me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19), në fluturimet me balona me ajër të nxehtë morën pjesë 120.917 turistë ndërsa ky numë në 6-muajshin e parë të vitit të kaluar ishte 90.492. Këtë vit, në rajon është rritur aktiviteti në turizëm, duke e rritur edhe interesimin për turet me balona.

Balonat me ajër të nxehtë që ngrihen në qiell në lindjen e diellit nga qyteza e Göreme-s dhe zona të ndryshme përreth, lundron mbi luginat e mbuluara me "oxhaqe zanash" për afërsisht 45 minuta.

- Në fundvit pritet rekord në pjesëmarrjen e tureve me balona

Kryetari i Shoqatës së Operatorëve të Balonave të Ajrit të Nxehtë të Anadollit (ASBID) Mehmet Dinler në deklaratën për Anadolu Agency (AA) tha se kushtet klimatike dhe pasuria gjeografike e vendosin Kapadokya-n në një pozicion të ndryshëm nga qendrat e tjera turistike në botë ku bëhen ture me balona.

"Deri në fund të këtij viti parashikojmë që pjesëmarrja në turin e balonave të kalojë shifrën 600 mijë dhe do të jetë një vit me rekord të ri", tha ai duke shtuar se ka kërkesë intensive për turet në rajon.

"Ture me balona ka edhe në Australi, Francë dhe vendet e Afrikës Lindore, por nëse flasim pa ekzagjerim, Kapadokya është kryeqyteti i fluturimeve komerciale botërore me balona", shtoi Dinler.

Turistja daneze Anya Iversen, e cila për herë të parë viziton Kapadokya-n, u shpreh e lumtur që ndodhet këtu, duke shtuar se me emocion pret që prej ajri ta shikojë rajonin.

Turisti polonez Jacop Pinfold tha se balonat u japin ngjyrë luginave të mbuluara me formacione shkëmbore natyrore dhe se i pëlqen të shikojë peizazhet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın