Turqia

Numër rekord i turistëve vizitojnë muzeun turk të mozaikut

Një nga muzetë më të mëdha në botë të mozaikut në Zeugma ndodhen artifakte unike antike

Handan Kazancı  | 21.01.2020 - Përdıtësım : 22.01.2020
Numër rekord i turistëve vizitojnë muzeun turk të mozaikut

Gaziantep

Muzeu i Mozaikut Zeugma, një nga muzetë më të mëdha në botë të mozaikut që ndodhet në juglindje të Turqisë, tërhoqi numrin rekord të vizitorëve, ku sipas të dhënave zyrtare këtë muze e kanë vizituar 340.569 turistë në vitin 2019, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, muzeu që ndodhet në provincën Gaziantep ka tërhequr 108.835 turistë në vitin 2016, 169.773 në 2017 dhe 267.552 turistë në vitin 2018.

Muzeu është një nga më të mëdhatë në llojin e tij dhe në të ndodhen artifakte unike antike, të tilla si mozaikë, shatërvanë të epokës romake, skulpturën e Marsit nga bronzi, perëndisë së luftës në mitologjinë Romake si dhe të famshmen Gypsy Girl.

12 pjesët e mozaikut Gypsy Girl, që iu kthyen Turqisë nga SHBA-të pas 52 viteve, janë disa nga pjesët më të shquara të artit në muze.

I hapur në vitin 2011, Muzeu i Mozaikut Zeugma mori çmimin e lartë presidencial për kulturë dhe art në vitin 2012 dhe sipas të dhënave, vitin e kaluar ishte lokacioni më i vizituar në Gaziantep.

Që nga themelimi, muzeun deri më tani e kanë vizituar rreth 1,5 milionë njerëz.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın