Turqia

Numri i kafshëve në Turqi shkon mbi 68 milionë

TurkStat tha se është regjistruar një rritje prej 5.15 për qind në bazë vjetore

Aysu Biçer  | 12.09.2019 - Përdıtësım : 12.09.2019
Numri i kafshëve në Turqi shkon mbi 68 milionë

Ankara

Numri i përgjithshëm i kafshëve bujqësore në Turqi ka shkuar mbi 68 milionë që nga qershori i këtij viti, njoftoi sot autoriteti statistikor i këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

TurkStat tha se është regjistruar një rritje prej 5.15 për qind në bazë vjetore.

Numri i kafshëve të gjedhit, përfshirë bagëtinë dhe buallet, arriti në 18.2 milionë frymë ndërsa numri i kafshëve si dhi dhe dele, arriti në rreth 49.8 milionë.

"Numri i deleve arriti në 38.4 milionë frymë. Numri i përgjithshëm i dhive arriti në 11.3 milion frymë", tha Instituti.

Të dhënat zyrtare gjithashtu treguan se ka rreth 270 mijë gomerë, kuaj, mushka, deve dhe derra në Turqi që nga qershori i këtij viti.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın