Turqia

Një tërmet me fuqi 4,9 ballë godet Turqinë lindore

Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti goditi rrethin Tusba në orën 00:46 të mëngjesit sipas kohës lokale

İbrahim Halil Yakut  | 06.12.2021 - Përdıtësım : 06.12.2021
Një tërmet me fuqi 4,9 ballë godet Turqinë lindore

Van

Një tërmet me fuqi 4,9 ballë goditi sot në mëngjes provincën lindore Van të Turqisë, njoftoi autoriteti i fatkeqësive i vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti goditi rrethin Tusba në orën 00:46 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 7,62 kilometrash nën sipërfaqe, thuhet më tej.

Guvernatori i Vanit, Mehmet Emin Bilmez, për AA tha se sipas raporteve fillestare, nuk ka pasur humbje jete apo pronash.

Bilmez shtoi se AFAD, xhandarmëria dhe ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet në rajon.

Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu tha në Twitter se ekipe nga drejtoria provinciale e ministrisë u dërguan në rajon për të kryer hetimet e nevojshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.