Turqia

Një tërmet me magnitudë 5.2 godet lindjen e Turqisë

Sipas AFAD-it, epiqendra e tërmetit u regjistrua në rrethin Tusba të Vanit, në një thellësi prej 7 kilometrash

Berk Kutay Gökmen  | 04.04.2026 - Përdıtësım : 04.04.2026
Një tërmet me magnitudë 5.2 godet lindjen e Turqisë

Stamboll

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) i Turqisë ka bërë të ditur se një tërmet me magnitudë 5.2 ka goditur provincën lindore turke Van në orën 8:52 të mëngjesit me kohën lokale, raporton Anadolu.

Sipas AFAD-it, epiqendra e tërmetit u regjistrua në rrethin Tusba të Vanit, në një thellësi prej 7 kilometrash.

Guvernatori i Vanit, Ozan Balci, tha për Anadolu se nuk ka raportime për viktima, duke shtuar se autoritetet po vazhdojnë operacionet e kërkimit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın