Turqia

Një oficer turk në mision për të lënë pas një planet më të gjelbër

Ali Arseven, i cili doli në pension nga Forcat e Armatosura Turke në vitin 1993, u zhvendos në provincën Mugla të Egjeut në Turqi, ku ka kultivuar mijëra pemë

Burak Dağ  | 04.12.2020 - Përdıtësım : 05.12.2020
Një oficer turk në mision për të lënë pas një planet më të gjelbër

Ankara

Një oficer turk në pension është në mision për të lënë pas një planet më të gjelbër për të nderuar kujtimin e gruas së tij të ndjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ali Arseven, i cili doli në pension nga Forcat e Armatosura Turke në vitin 1993, u zhvendos në provincën Mugla të Egjeut në Turqi, ku ka kultivuar mijëra pemë.

Ai iu nënshtrua një operacioni në tru 10 vjet më parë dhe thotë se faza e rimëkëmbjes ishte veçanërisht e vështirë.

Pasi restauroi një mulli historik të erës në lagje, ai pjesën më të madhe të kohës e kalon në natyrë me këshillën e mjekëve.

"Bleva një nga mullinjtë historik me erë të Datca. U vendosa këtu pasi e kisha restauruar. Fillova të kultivoj fidanë në kopshtin e tij. Në pesë vitet e para, unë kultivova një pyll të madh me rreth 5.000 pemë fëstëk.

"Kam kultivuar 8.000 fidanë deri më tani. Këto fidanë i kam kultivuar për të nderuar kujtimin e gruas sime të ndjerë, e cila rriti fëmijët e mi në mënyrën më të mirë. Qëllimi im është të kultivoj më shumë se 500 fidanë çdo vit".

Ai tha se duhen 7 deri në 8 vjet që një fidan të rritet në një pemë.

"Tani qëllimi im është që të rriten mbi 500 pemë. Nëse Zoti më jep jetë, këto pemë do të duhen 10 vjet për t'u rritur. Nëse nuk jetoj sa duhet, fëmijët e mi do të çojnë përpara trashëgiminë time", tha ai.

Arseven është gjithashtu një vullnetar i Fondacionit turk për Luftimin e Erozionit të Tokës, për ripyllëzimin dhe mbrojtjen e habitateve natyrore (TEMA).

Ai thotë se ndihet i kënaqur kur viziton pyjet që ka arritur të rriten me një përkushtim të tillë.

Ai po ashtu u dhuron fidanë turistëve vendorë dhe të huaj që e vizitojnë.

Dhëndëri i Arseven, Ercan Aydemir tha se: "Përpjekjet e tij janë një shërbim i madh për vendin. Kur lindën fëmijët e mi, dhurova një mijë fidanë çdo herë. Qëllimi ynë si familje është ta bëjmë vendin tonë shumë më të gjelbër".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın