Turqia

Neutralizohet kreu i logjistikës së PKK-së në veri të Irakut

TSK në Twitter ka publikuar pamjet e sulmit në të cilin shihet se si një predhë shkatërron një makinë në momentet kur terroristët po kontrabandonin drogë dhe armë

Mehmet Tosun  | 19.07.2018 - Përdıtësım : 19.07.2018
Neutralizohet kreu i logjistikës së PKK-së në veri të Irakut

Ankara

ANKARA (AA) – Në një sulm ajror të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) në veri të Irakut u neutralizua Hasan Cakmak i cili njiheh si kreu i logjistikës së organizatës terroriste PKK, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtatmadhoria e Ushtrisë Turke përmes një njoftimi konfirmon se Cakmak ishte një nga tre terrorsitët e neutralizuar gjatë sulmit të bombarduesve turq më 13 korrik në veri të Irakut.

TSK në Twitter ka publikuar pamjet e sulmit në të cilin shihet se si një predhë shkatërron një makinë në momentet kur terroristët po kontrabandonin drogë dhe armë.

Cakmak ishte i njohur si shef i logjistikës së organizatës terroriste PKK, ndërsa njihej me emrin e koduar “Delil Karakocan“.

PKK cilësohet si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE. Në fushatën terroriste kundër Turqisë, e cila ka zgjatur më shumë se tre dekada, janë vrarë mbi 40 mijë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë.

Malet Kandi, Gara, Metin, Avashin-Basyan, Hakurk dhe Zap ndodhen në veri të Irakut, përgjatë vijës kufitare turko-irakiane dhe njëherësh kjo zonë njihet si djepi i lëvizjes terroriste të PKK-së.

Përveç Turqisë dhe veriut të Irakut, forcat turke zhvillojnë luftë gjithëpërfshirëse kundër terroristëve të PKK-së edhe në veri të Sirisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın