Në qytetin turk Erzurum hapet kafeneja me konceptin "Klima dhe Zero Mbeturina"
Për të mbështetur Projektin "Zero Mbeturina" të nisur nën kujdesin e bashkëshortes së Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, Emine Erdoğan, Bashkia Metropolitane e Erzurumit hapi "Kafenenë e Klimës dhe Zero Mbeturina"

Erzurum
Kafeneja "Klima dhe Zero Mbeturina" u hap për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për riciklimin me materialet e mbeturinave të larguara nga punishtet e lidhura me Bashkinë Metropolitane të Erzurumit, raporton Anadolu.
Për të mbështetur Projektin "Zero Mbeturina" të nisur nën kujdesin e bashkëshortes së Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, Emine Erdoğan, Bashkia Metropolitane e Erzurumit hapi "Kafenenë e Klimës dhe Zero Mbeturina".
Kafeneja, e ndërtuar në një sipërfaqe prej 300 metrash katrorë në një park, u transformua në vepra arti nga artistët duke përdorur materiale mbeturinash si metali, qelqi, plastika dhe druri.
Ndërtimi i kafenesë, që përfshin tavolina, karrige, figura të bëra nga metali i përdorur dhe piktura të bëra nga bateritë dhe kabllo, zgjati rreth një vit.
Artikuj të ricikluar të përgatitur me kujdes nga artistët zunë vendin e tyre në zonën që do të përdoret si kafene dhe si qendër informacioni.
Qytetarët që sjellin materialet e tyre të mbeturinave në kafene do të jenë në gjendje të përfitojnë zbritje për produktet që do të blejnë në kafene. Kafeneja, e cila pritet të hapet muajin tjetër, do të presë gjithashtu ngjarje mbi klimen dhe mjedisin.
Do të rritet ndërgjegjësimi dhe do të parandalohet shpërdorimi
Zv/sekretari i përgjithshëm i Bashkisë Metropolitane të Erzurumit, Murat Altundğ, për Anadolu tha se në Turqi po kryhen aktivitete serioze ndërgjegjësimi në lidhje me emetimin dhe se shumë projekte po kryhen në këtë drejtim në Erzurum.
Ai deklaroi se kafeneja u ndërtua për të mbështetur projektin dhe për të kontribuar në ndërgjegjësim.
"Së bashku me Projektin Zero Mbeturina të iniciuar nga bashkëshortja e çmuar e Presidentit tonë Recep Tayyip Erdoğan, Emine Erdoğan, në vendin që ndërtuam, prodhuam shumë sende të tilla si kolltukë, piktura, llamba dhe abazhurë, u prodhuan duke përdorur afërsisht 20 mijë materiale. Qëllimi ynë për kafenenë është të ofrojmë shërbime si shtëpi informacioni dhe kafene dhe të përcaktojmë një vend ku qytetarët të rrisin ndërgjegjësimin", tha Altundğ.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.