Turqia

Në Istanbul do të mbahet Samiti Stratcom 2023

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan do t’u drejtohet pjesëmarrësve me një video-mesazh në konferencën dyditore që mbahet me temën: “Lufta Globale Kundër Kërcënimeve Hibride: Stabiliteti, Siguria, Solidariteti”

Zafer Fatih Beyaz  | 22.11.2023 - Përdıtësım : 24.11.2023
Në Istanbul do të mbahet Samiti Stratcom 2023 Foto: AA/arkiv

Ankara

Samiti Ndërkombëtar i Komunikimit Strategjik 2023 (Samiti Stratcom), i organizuar nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Türkiyes, do të fillojë të enjten në metropolin turk Istanbul, raporton Anadolu.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan do t’u drejtohet pjesëmarrësve me një video-mesazh në konferencën dyditore që mbahet me temën: “Lufta Globale Kundër Kërcënimeve Hibride: Stabiliteti, Siguria, Solidariteti”.

Samiti do të nisë me fjalimet hapëse të ministrit të Jashtëm turk Hakan Fidan dhe drejtorit të Komunikimeve Fahrettin Altun. Shefja e Komunikimeve Globale e OKB-së Melissa Fleming do të japë gjithashtu një mesazh nëpërmjet videos.

Pjesëmarrës të tjerë janë Walid Ammar Ellafi, ministër i shtetit i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë, Zaid Makary, ministër i Informacionit i Libanit, ambasadori Akif Çağatay Kılıç, këshilltar kryesor për politikën e jashtme i presidentit turk, dhe Nancy Snou, profesoreshë emeritus në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë.

Gjithsej 60 ekspertë vendas dhe të huaj nga sektori publik, privat, media, akademia, grupet e mendimit dhe organizatat joqeveritare nga afro 30 vende do të marrin pjesë në këtë aktivitet si folës.

Në këtë aktivitet priten rreth 3.000 pjesëmarrës vendas dhe të huaj. Do të diskutohen në detaje çështjet që variojnë nga luftimi i kërcënimeve hibride deri te komunikimit publik digjital, teknologjitë e reja dhe inteligjenca artificiale, krizat humanitare dhe ndërtimi i rezistencës ndërkombëtare.

Bashkëpunimi për luftën globale kundër dezinformimit dhe lufta e Ankarasë kundër dezinformimit do të jenë gjithashtu ndër temat e diskutimeve në panel.​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın