Mësuesi rus i vallëzimit u konvertua në Islam pasi u ndikua nga muzika islame
Sergey Mihael, 34-vjeç, i cili e filloi interesin e tij për Islamin me muzikën sufiste, thelloi besimin duke lexuar librat e Mevlana Rumiut

Konya
Sergey Mihael nga Rusia, një mësues vallëzimi 34-vjeçar që jeton në Shën Petersburg, u bë mysliman pasi u njoftua me muzikën sufiste, raporton Anadolu.
Duke jetuar në Rusi, Sergey filloi të bënte kërkime mbi muzikën sufiste pasi u ndikua nga instrumenti Nay që po dëgjonte në një transmetim. Ndërkohë, ai filloi të lexonte Mesnevinë, veprën e Mevlana Xhelaleddin Rumiut, njërit prej sufive më të mëdhenj të botës islame dhe ai u njoh me Islamin.
Mihael, i cili e filloi interesin e tij për Islamin me muzikën sufiste dhe e thelloi atë me Mevlanën dhe u bë mysliman, vizitoi qytetin Konya në Turqi.
Ai vizitoi Qendrën e Kërkimit dhe Kulturës së Qytetërimit Irfan dhe analizoi kaligrafinë arabe dhe punime të tjera artizanale tradicionale turke në punishte.
Për Anadolu ai foli rreth procesit të transformimit që përjetoi dhe deklaroi se muzika sufi që dëgjoi në podkastin e një artisti rus i hapi një dritare të re në jetën e tij.
"U njoha me thellësinë e Islamit nëpërmjet një pjese muzikore që dëgjova. Ndërsa dëgjoja muzikën sufiste të Rahmi Oruç Güvenç, fillova ta kuptoja më shumë thellësinë e Islamit. U njoha me Islamin nëpërmjet kësaj muzike. Bëra kërkime mbi sufizmin dhe Hazreti Mevlanën. U impresionova veçanërisht nga Mesnevia. Sepse e gjeta veten në urtësinë e tij. Njeriu dhe shpirti i tij janë sikur të jenë në një kafaz në këtë botë. Në këtë botë, njeriu përjeton të gjitha fatkeqësitë dhe pakënaqësitë për shkak të mallit të tij për Allahun", tha ai.
"Njerëzit përreth meje e kuptuan vendimin tim"
Mihael deklaroi se kishte marrë vendimin për të hyrë në Islam. "Rrethi im i ngushtë, i cili e dinte se kisha kërkuar për një kohë të gjatë, e respektoi vendimin tim. Rrethi ku punoja në Shën Petersburg përbëhej kryesisht nga njerëz intelektualë dhe ata e kuptuan zgjedhjen time", tha ai.
Mësuesi i vallëzimit tha se kishte lexuar përkthimin e Kuranit të Shenjtë dhe ishte përpjekur të mësonte Islamin, si dhe se ishte drejtuar te burimet e fikhut, biografisë dhe hadithit.
"Besimi duhet të jetë pranim i brendshëm më shumë sesa i jashtëm"
Duke shpjeguar se me ndryshimin në jetën e tij ka arritur një jetë paqësore, Mihael tha: "Fatkeqësisht, numri i njerëzve që studiojnë fenë dhe jetojnë sinqerisht është shumë i vogël. Dëshira ime është që më shumë njerëz të jetojnë duke e kuptuar Islamin në këtë mënyrë. Gjatë kohës sime në Konya, fillova ta kuptoja më mirë kuptimin e haditheve dhe të Profetit. Më bënë përshtypje veçanërisht hadithet rreth "mosthyerjes së zemrave të njerëzve".
Mihael deklaroi se ka marrëdhënie të ngushta me komunitetin mysliman në Shën Petersburg, takohet dhe bisedon me myslimanët që takon në qytet dhe se përpiqet veçanërisht të ndihmojë myslimanët e huaj.
Mihael shtoi se do të vijë në Konya në dhjetor për të ndjekur ceremonitë e Şeb-i Arus, ceremonitë e përvjetorit të Mevlana Rumit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.