Turqia

MPJ turke fton SHBA-në "të përmbahet nga hapat e gabuar që do të dëmtojnë marrëdhëniet"

"Deklarata nuk përputhet me përmbajtjen dhe frymën e takimit midis presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit amerikan Donald Trump gjatë Samitit të G20-tës", tha Hami Aksoy, zëdhënës i ministrisë

Tuğrul Çam  | 10.07.2019 - Përdıtësım : 10.07.2019
MPJ turke fton SHBA-në "të përmbahet nga hapat e gabuar që do të dëmtojnë marrëdhëniet"

Ankara

Pas deklaratës së Departamentit të Shtetit lidhur me S-400, Ministria e Jashtme e Turqisë i kërkoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të përmbahet nga hapat e gabuar që do të dëmtojnë marrëdhëniet midis dy vendeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Reagimi i Turqisë vjen pasi zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus, së fundmi është shprehur se Departamenti nuk ka ndryshuar qëndrimin lidhur me blerjen e sistemeve S-400 dhe vendosjen e sanksioneve si kundërpërgjigje.

"E ftojmë palën amerikane të përmbahet nga hapat e gabuar që do të dëmtonin marrëdhëniet, duke e përjashtuar diplomacinë dhe dialogun", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy.

"Deklarata nuk përputhet me përmbajtjen dhe frymën e takimit midis presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit amerikan Donald Trump gjatë Samitit të G20-tës", shtoi Aksoy, duke rikujtuar se Trump gjatë samitit në Japoni ishte shprehur se Turqia nuk është trajtuar në mënyrë të drejtë nga qeveritë e mëparshme amerikane.

Ai potencoi se i tërë procesi është zhvilluar në mënyrë transparente që nga fillimi dhe tha se ende nuk kanë marrë përgjigje për propozimin për krijimin e një grupi punues për të mënjanuar shqetësimet e SHBA-së lidhur me blerjen e sistemeve ruse S-400.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın