Ministri turk i Mbrojtjes takon ministrin e Zhvillimit Rajonal të Kosovës
Ministri Yaşar Güler u takua në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare me ministrin e Zhvillimit Rajonal të Kosovës, Fikrim Damka.

Ankara
Ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Turqisë, Yaşar Güler, u takua me ministrin e Zhvillimit Rajonal të Kosovës, Fikrim Damka, transmeton Anadolu.
Sipas deklaratës së bërë nga ministria turke, ministri Güler u takua në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare me ministrin e Zhvillimit Rajonal të Kosovës, Damka, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Ankara.