Turqia

Ministri turk i Mbrojtjes denoncon deklaratën "e pakuptimtë" të regjimit të Assad-it

Komentet e ministrit Akar erdhën gjatë inspektimit ushtarak bashkë me komandantët kryesorë të marinës, tokësorisë dhe forcave ajrore turke në provincën jugore Hatay

Sarp Özer   | 03.12.2021
Ministri turk i Mbrojtjes denoncon deklaratën "e pakuptimtë" të regjimit të Assad-it

Hatay

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, reagoi ndaj të ashtuquajturës "Asambleja Popullore" e regjimit të Bashar al-Assad-it në Siri e cila shënjestron integritetin territorial të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

"Ne dëgjojmë disa deklarata të pamatura dhe të pakuptimta rreth provincës tonë Hatay", tha ministri Akar, duke shtuar se këto deklarata nuk kanë vlerë.

Komentet e ministrit Akar erdhën gjatë inspektimit ushtarak bashkë me komandantët kryesorë të marinës, tokësorisë dhe forcave ajrore turke në provincën jugore Hatay.

"Ne nuk i kemi sytë te toka e askujt", tha ai, duke shtuar se çdokush mund të mësojë nga historia se çfarë u ndodhi atyre që synonin territorin turk.

Dje, Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) të Turqisë tha: "Ne dënojmë fuqishëm deklaratën e paturpshme dhe të paligjshme që shënjestron integritetin territorial të vendit tonë, e cila është bërë nga e ashtuquajtura 'Asambleja Popullore' e regjimit, të cilës i mungon legjitimiteti demokratik dhe në asnjë rrethanë nuk përfaqëson popullin sirian".

Duke theksuar se deklarata të tilla janë "shenja të ngërçit deluzional të regjimit" që persekuton popullin e tij me vite, nga MPJ-ja turke thanë se Turqia me këmbëngulje dhe vendosmëri u është përgjigjur aspiratave të neveritshme ndaj atdheut dhe interesave nacionale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın