Ministri turk Fidan diskuton me homologun jordanez për sulmet e Izraelit ndaj Iranit
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan diskutoi me ministrin e Jashtëm jordanez Ayman Safadi lidhur me sulmet e Izraelit ndaj Iranit

Ankara
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan diskutoi me ministrin e Jashtëm jordanez Ayman Safadi lidhur me sulmet e Izraelit ndaj Iranit, raporton Anadolu.
Sipas informacionit të marrë nga burimet e Ministrisë së Jashtme, Fidan zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij jordanez Safadi.
Gjatë bisedës u diskutua për konfliktin midis dy vendeve që filloi me sulmet e Izraelit ndaj Iranit.
- Konflikti që filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit
Më 13 qershor, Izraeli kreu sulme në shkallë të gjerë duke shënjestruar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, përfshirë edhe nivelin e lartë komandues të ushtrisë.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm iranian, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë humbën jetën në sulme ndërsa numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë u rrit në 224.
Më tej u transmetua se 24 persona u vranë dhe mbi 500 të tjerë u plagosën në kundërsulmet e ushtrisë iraniane me raketa balistike ndaj Izraelit.
Shumë vende përfshirë Turqia, e dënuan Izraelin.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.