Turqia

Ministri i Jashtëm izraelit, Lapid mbërrin për vizitë në Ankara

Pas bisedimeve ndërmjet delegacioneve, Lapid dhe Çavuşoğlu do të mbajnë konferencë të përbashkët për media

Emre Karaca  | 23.06.2022 - Përdıtësım : 23.06.2022
Ministri i Jashtëm izraelit, Lapid mbërrin për vizitë në Ankara Foto: Özge Elif Kızıl / AA

Ankara

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid mbërriti në Ankara për takime zyrtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Avioni me ministrin Lapid dhe delegacionin që e shoqëron mbërriti në aeroportin Esenboğa në Ankara, i cili u prit nga zv/guvernatori i Ankarasë Mustafa Erkayıran dhe zyrtarë të tjerë.

Në kuadër të vizitës, Lapid sot do të takohet me ministrin e Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu.

Pas bisedimeve ndërmjet delegacioneve, Lapid dhe Çavuşoğlu do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme turke thuhet se në takimet që do të zhvillohen në kuadër të vizitës do të diskutohen çështjet për marrëdhëniet dypalëshe dhe ato rajonale.

Pas 16 vitesh kjo është vizita e parë në nivel ministri të Jashtëm nga Izraeli në Türkiye.

Ish-ministrja e Jashtme izraelite, Tzipi Livni vizitoi Ankaranë në maj 2006.

Ministri i Jashtëm Çavuşoğlu më 24-25 maj zhvilloi vizitë dy-ditore që përfshiu Palestinën dhe Izraelin.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.