Ministri i Jashtëm i Turqisë: Organizata terroriste YPG/SDF nuk përfaqëson kurdët
“Për sa kohë që organizata terroriste ka dhjetëra mijëra militantë të armatosur në anën tjetër të kufirit, nuk mund të arrish një ‘Turqi të lirë nga terrorizmi’”, tha ministri i Jashtëm turk
Shkup
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, paralajmëroi se prania e militantëve të armatosur të organizatave terroriste përtej kufirit me Sirinë përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Turqisë, transmeton Anadolu.
I ftuar në një transmetim të drejtpërdrejtë në një kanal televiziv, Fidan foli për zhvillimet e fundit në Siri, duke thënë se organizata terroriste YPG/SDF nuk është aktor që i përfaqëson kurdët.
Mbi mundësinë e zgjatjes së armëpushimit të shpallur midis ushtrisë siriane dhe grupit terrorist, Fidan tha: “Skenari ideal është transferimi i të burgosurve të ISIS-it (DEASH) nga Siria (në Irak). Gjatë këtij procesi, duhet të ruhet mjedisi aktual i deeskalimit”.
“Për sa kohë që organizata terroriste ka dhjetëra mijëra militantë të armatosur në anën tjetër të kufirit, nuk mund të arrish një ‘Turqi të lirë nga terrorizmi’ thjesht duke thënë: ‘Nuk do të kryej sulme terroriste në Turqi’”, tha kryediplomati turk.
Sa i përket pranisë ushtarake të SHBA-së në Siri, Fidan deklaroi se Washingtoni në fakt nuk ka asnjë arsye për të qëndruar atje.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
