Ministri i Jashtëm turk Fidan priti në takim ambasadorin e SHBA-së në Ankara
Hakan Fidan dhe Tom Barrack u takuan në Ankara, thonë burime nga Ministria e Jashtme turke
Stamboll
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan priti sot në takim ambasadorin e SHBA-së në Turqi, Tom Barrack, i cili është gjithashtu i dërguari special për Sirinë, raporton Anadolu.
Takimi u zhvillua në Ankara, thanë burimet e Ministrisë së Jashtme turke.
Ministria gjithashtu postoi një foto të takimit në platformën turke të mediave sociale NSosyal, por nuk dha detaje të mëtejshme.
