Ministri i Jashtëm turk diskuton situatën në Gaza me homologun saudit
Gjatë telefonatës që Hakan Fidan ka zhvilluar me Faisal bin Farhan, është diskutuar situata në Gaza dhe përpjekjet për vendosjen e një armëpushimi

Ankara
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, zhvilloi bisedë telefonike me homologun nga Arabia Saudite, Faisal bin Farhan, njoftuan burimet diplomatike, transmeton Anadolu.
Gjatë telefonatës është diskutuar situata në Gaza dhe përpjekjet për vendosjen e një armëpushimi.
Po ashtu, dy kryediplomatët kanë diskutuar përgatitjet për takimet e ardhshme mbi Palestinën dhe Takimin e 51-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) që do të mbahet në Stamboll më 21-22 qershor.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.