Mijëra sirianë largohen nga Turqia për në atdheun e tyre të çliruar
Duke qëndruar si refugjatë në Turqi përderisa lufta civile e kaploi Sirinë, atyre iu mundësua të kthehen në atdheun e tyre pasi aplikuan në një program të kthimit vullnetar

Kilis
Në muajin gusht, rreth tre mijë sirianë u kthyen në zonat e vendit të tyre të pastruar nga grupet terroriste nga operacionet ndër-kufitare ushtarake turke, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke qëndruar si refugjatë në Turqi përderisa lufta civile e kaploi Sirinë, atyre iu mundësua të kthehen në atdheun e tyre pasi aplikuan në një program të kthimit vullnetar.
Zyra turke e menaxhimit të migracionit në Öncüpınar, në juglindje të Turqisë, u siguroi sirianëve autobusë për udhëtimin në shtëpi.
Siriani Eymez Hamza për AA tha se ai ishte larguar nga vendi i tij katër vite më parë dhe kishte ikur në Turqi. Ai shprehu lumturinë e tij për kthimin në atdhe, duke shtuar se janë mirënjohës për pritjen e ngrohtë në Turqi.
Turqia strehon 3.6 milionë refugjatë sirianë, më shumë se çdo vend tjetër në botë. Libani, me 1.5 milionë renditet i dyti.
Duke iu referuar operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe Dega e Ullirit”, Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë tha se mbi 340 mijë sirianë u kthyen në shtëpitë e tyre pas operacioneve turke të suksesshme kundër-terroriste në rajon.
Siria sapo ka filluar të dalë nga një luftë shkatërruese civile që filloi në vitin 2011 kur regjimi i Bashar al-Asadit u përplas në protestat pro-demokratike.
Që nga viti 2016, operacionet “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit” në veri të Sirisë nga terroristët e YPG/PKK-së dhe DEASH-it kanë çliruar disa rajone, përfshirë Al-Bab, Afrin dhe Azaz, duke u mundësuar sirianëve që ikën nga dhuna atje të kthehen në shtëpi.
Më 7 gusht, zyrtarët ushtarakë turq dhe ato amerikanë ranë dakord të krijojnë një zonë të sigurt në veri të Sirisë dhe një korridor të paqes për të lehtësuar lëvizjen e sirianëve të zhvendosur që duan të kthehen në shtëpi. Ata po ashtu ranë dakord të krijojnë një qendër të përbashkët të operacioneve.
Marrëveshja po ashtu parashikon vendosjen e masave të nevojshme të sigurisë për të adresuar shqetësimet e sigurisë së Turqisë, përfshirë pastrimin e zonës nga terroristët e YPG/PKK-së, grup që SHBA ndonjëherë është bërë aleat, pavarësisht kundërshtimit të Turqisë.
Në fushatën e saj mbi 30-vjeçare, PKK-ja e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE) është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë gra dhe fëmijë. YPG është dega siriane e grupit terrorist.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.