Mbi 3,2 milionë të huaj vizituan Turqinë në dy muajt e parë të vitit
Numri i vizitorëve të huaj në Turqi është rritur për 7,4 për qind në dy muajt e parë krahasuar me vitin e kaluar, thonë të dhënat zyrtare

Stamboll
Turqia ka pritur më shumë se 3,2 milionë vizitorë të huaj në dy muajt e parë të këtij viti, njoftoi sot Ministria e Kulturës dhe Turizmit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i vizitorëve të huaj në këtë periudhë është rritur për 7,4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, thonë të dhënat zyrtare.
Stambolli, qyteti më i madh në Turqi për nga popullsia dhe më i njohur për destinacionet në Turqi, ka tërhequr pothuajse 59 për qind të vizitorëve në muajt janar dhe shkurt të këtij viti.
Provinca veriperëndimore Edirne, që kufizohet me Bullgarinë dhe Greqinë, radhitet e dyta duke mirëpritur gjithsej 203.498 të huaj në periudhën e njëjtë.
Pason qyteti turistik mesdhetar Antalya me mbi 135.000 vizitorë të huaj.
Për nga numri i vizitorëve të huaj në Turqi, bullgarët përbëjnë rreth 8,55 për qind nga numri i përgjithshëm, shtetasit gjermanë 7,35 për qind dhe gjeorgjianët me 7,25 për qind.
Të dhënat zyrtare gjithashtu tregojnë se udhëtimi me avionë ishte mënyra më e popullarizuar për të huajt, me 2,3 milionë vizitorë që kanë ateruar ndërsa mbi 850.000 kanë përdorur transportin rrugor.
Vitin e kaluar, rreth 39,5 milionë të huaj vizituan Turqinë, duke shënuar rritje në krahasim me vitin 2017, kur vendin e vizituan 32,4 milionë të huaj.