Mbi 159 mijë turistë e vizituan Kapadokya-n në janar
Kapadokya, një nga rajonet turistike më të rëndësishme të Turqisë në qytetin Nevşehir ka pritur 159.245 turistë në janar 2020

Nevsehir
Kapadokya, një nga rajonet turistike më të rëndësishme të Turqisë në qytetin Nevşehir ka pritur 159.245 turistë në janar të vitit 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga prefektura e qytetit Nevşehir, 159.245 turistë të huaj dhe vendas kanë vizituar rajonin turistik Kapadokya e cila është e njohur me balonat me ajër, shkëmbinjtë me majë të quajtur ‘peribacaları‘, me qytetet nëntokësore, me hotelet e gdhendura brenda në shkëmbinj dhe me kishat e saj.
Ndërkohë muzeu Göreme, një ndër muzetë e lidhur me Drejtorinë Rajonale të Kulturës dhe Turizmit është vendi që ka tërhequr më shumë vizitorë, gjegjësisht rreth 59.096 persona.
Turistë të huaj dhe vendas kanë tërhequr edhe zonat e tjera si ‘Zelve Örenyeri‘ 31.857 dhe qyteti nëntokësor Kaymaklı 26.385 vizitorë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.