Mbi 1.400 migrantë të parregullt ndalohen në të gjithë Türkiye-n
Gjatë operacionit u arrestuan 60 organizatorë, mes të cilëve 38 shtetas të huaj. Gjithashtu u identifikuan 788 persona në kërkim, mes të cilëve 42 shtetas të huaj
Ankara
Forcat turke të sigurisë kanë ndaluar gjithsej 1.441 migrantë të parregullt, njoftoi sot Ministria e Brendshme e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Njësitë lokale të policisë, xhandarmërisë dhe Rojës bregdetare, të cilat luftojnë kundër migracionit të paligjshëm, kryen Operacionin e 9-të të Paqes (Huzur Operasyonu) në të gjithë vendin, tha ministria në një deklaratë.
Pothuajse 40 mijë anëtarë të personelit të sigurisë morën pjesë në operacionin që u zhvillua në 7.245 pika.
Gjatë operacionit u arrestuan 60 organizatorë, mes të cilëve 38 shtetas të huaj. Gjithashtu u identifikuan 788 persona në kërkim, mes të cilëve 42 shtetas të huaj.
Forcat e sigurisë sekuestruan katër pushkë gjuetie pa leje, katër pistoleta pa leje, pistoleta bosh, 170 fishekë, sasi të ndryshme lënde narkotike, 4.927 pako cigare pa leje dhe 27 celularë ilegalë.
