Turqia

Mbetjet e avionit që udhëtonte drejt Tripolit dhe që mbante shefin e ushtrisë libiane gjenden pranë Ankarasë

Yerlikaya tha se mbetjet e avionit të tipit Falcon 50, i cili u ngrit nga Aeroporti Esenboga i Ankarasë drejt Tripolit, u gjetën nga ekipet e xhandarmërisë rreth 2 kilometra në jug të fshatit Kesikkavak në qarkun Haymana

Seda Sevencan, Merve Berker  | 23.12.2025 - Përdıtësım : 23.12.2025
Mbetjet e avionit që udhëtonte drejt Tripolit dhe që mbante shefin e ushtrisë libiane gjenden pranë Ankarasë Foto: Enes Yıldırım/AA

Ankara/Stamboll

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, ka bërë të ditur se mbetjet e një avionit privat që udhëtonte drejt Tripolit dhe që mbante shefin e ushtrisë libiane, i cili humbi kontaktin menjëherë pas nisjes nga Ankara, janë gjetur në jug të kryeqytetit turk, raporton Anadolu.

Yerlikaya tha se mbetjet e avionit të biznesit të tipit Falcon 50, i cili u ngrit nga Aeroporti Esenboga i Ankarasë drejt Tripolit, u gjetën nga ekipet e xhandarmërisë rreth 2 kilometra në jug të fshatit Kesikkavak në qarkun Haymana.

Më herët, Yerlikaya njoftoi se kontakti me avionit me numër regjistrimi 9H-DFJ ishte humbur në orën 20:52 me kohën lokale (17:52 GMT), pak pasi u nis në orën 20:10 (17:10).

Ai tha se avioni kishte transmetuar një njoftim për ulje emergjente pranë qarkut Haymana, por nuk u arrit të vendosej asnjë kontakt i mëtejshëm me avionin.

Sipas zyrtarit, në bord ndodheshin pesë pasagjerë, përfshirë shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Libisë, gjeneralin Muhammad Ali Ahmed AL-Haddad.

Ministri turk shtoi se autoritetet kanë nisur përpjekjet për të lokalizuar avionin dhe do të ofrojnë përditësime sapo të ketë zhvillime të reja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.