Macja "Gofret", në qendër të vëmendjes në rrugët e Stambollit
Duke qenë e mësuar me natyrën, macja Gofret është përshtatur gradualisht me tingujt e motoçikletave dhe "aventurat" e saj janë bërë pjesë e domosdoshme e jetës së përditshme.
Stamboll
Macja e quajtur Gofret, e mësuar të bredhë rrugëve të qytetit Fethiye, me një motoçikletë të lidhur në gjoksin e pronarit të saj, tani është zhvendosur në Stamboll, e veshur me kostume shumëngjyrëshe, raporton Anadolu.
E adoptuar nga Hatem Topcu nga Hakkari kur ishte dy muajsh, macja u rrit në një shtëpi me kopsht në Fethiye.
Duke qenë e mësuar me natyrën, Gofret është përshtatur gradualisht me tingujt e motoçikletave. "Aventurat" e saj të cilat filluan me udhëtime të shkurtra, janë bërë pjesë e domosdoshme e jetës së përditshme.
Macja, ndonjëherë e veshur me fustan nusërie, si oficer policie dhe si bletë, ulet në pjesën e përparme të motoçikletës.
Njerëzit që e shohin në motor fillimisht mendojnë se është lodër, por kur afrohen, e kuptojnë se është e vërtetë dhe i buzëqeshin me habi.
Macja Gofret vëzhgon qytetin historik nga pjesa e përparme e motorit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
