Turqia

Macet e famshme të Vanit në Turqi sjellin në jetë 120 kotele në vitin 2025

Në “Vilën e Maceve” në Van të Turqisë, këto mace të njohura për natyrën e dashur, qimen e bardhë mëndafshi dhe ngjyrat karakteristike të syve, të mbajtura nën mbrojtje, sollën në jetë 120 kotele gjatë vitit 2025

Yılmaz Kazandioğlu  | 24.12.2025 - Përdıtësım : 24.12.2025
Macet e famshme të Vanit në Turqi sjellin në jetë 120 kotele në vitin 2025 Foto: Yılmaz Kazandioğlu/AA

Van

Përpjekjet për të mbrojtur macen e Vanit, një racë e rrallë e njohur për natyrën e saj të dashur, qimen e bardhë mëndafshi dhe ngjyrat karakteristike të syve, po vazhdojnë në Turqinë lindore.

Në “Vilën e Maceve”, brenda Qendrës Kërkimore dhe Zbatuese për Macen e Vanit në Universitetin "Van Tuzuncu Yil", macet e mbajtura nën mbrojtje sollën në jetë 120 kotele gjatë vitit 2025. Programet e vazhdueshme të shumimit synojnë rritjen e numrit të maceve që janë sa më pranë formës gjenetike origjinale të racës.

Drejtori i qendrës, Abdullah Kaya, për Anadolu tha se me përfundimin e sezonit të tretë për këtë vit kanë lindur gjithsej 120 kotele dhe theksoi se macet e Vanit zakonisht lindin në tri sezone gjatë vitit.

Kaya njoftoi se si pjesë e objektivave të qendrës për vitin 2025 janë çiftuar 40 mace mëmë që konsiderohen gjenetikisht origjinale, gjë që ka rezultuar në rreth 120 kotele. Prej tyre, 100 janë vlerësuar si gjenetikisht origjinale.

Ndër to, 15 kishin heterokromi, një sy ngjyrë të bruztë dhe një sy ngjyrë qelibari, një tipar që rrezikon të zhduket për shkak të rrallësisë së tij.

Kaya theksoi një rritje prej 16 për qind krahasuar me vitin e kaluar dhe tha se përpjekjet e ruajtjes do të vazhdojnë edhe në vitin 2026, me synimin për të prodhuar pasardhës me cilësi më të lartë.

“Këtë vit mbajtëm më shumë kotele në qendër dhe e ulëm nivelim e adoptimeve. Mundësuam rreth 60 adoptime, ndërsa rreth 40 kotele mbetën tek ne. Sa më shumë rritet origjinaliteti gjenetik i maceve, aq më shumë rrisim edhe numrin e atyre që i mbajmë nën kujdesin tonë”, tha ai.

Kaya theksoi interesimin në rritje të publikut për macet e Vanit nga e gjithë Turqia dhe bëri të ditur se qendra synon të sistemojë rreth 100 mace të Vanit çdo vit në familje të reja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın