Liqeni Van në Turqinë lindore strehon qindra flamingo gjatë verës
"Liqeni Van është shtëpi e shumë llojeve të shpendëve. Kam fotografuar flamingot që shpejt po migronin. Kam bërë disa imazhe të bukura", tha fotografja e natyrës, Ayşenur Köse

Van
Pellgu i Liqenit Van në Turqinë lindore ofron strehim për qindra flamingo gjatë muajve të verës, raporton Anadolu.
Derisa temperaturat rriten, mijëra flamingo dynden në Liqenin Van për të qëndruar, duke i mahnitur vizitorët me trupat e tyre të mëdhenj, qafat elegante dhe këmbët e gjata.
Flamingot, të cilët mblidhen në numër të madh përgjatë Liqenit Van, admirohen si nga dashamirësit e natyrës ashtu edhe nga entuziastët e fotografisë.
Fotografët entuziastë të natyrës që vizitojnë rajonin kapin habitatin natyror të flamingove, të cilët gjejnë një zonë të madhe ushqimi në liqen.
- "Imazhet shumëngjyrëshe të flamingove ofrojnë festë vizuale"
Fotografja e natyrës, Ayşenur Köse tha për Anadolu se përpiqet të dokumentojë speciet e shpendëve përgjatë brigjeve të Liqenit Van duke i fotografuar sa herë që mundet.
"Liqeni Van është shtëpi e shumë llojeve të shpendëve. Kam fotografuar flamingot që shpejt po migronin. Kam bërë disa imazhe të bukura. I ftoj të gjithë fotografët dhe dashamirësit e natyrës të shohin flamingot. Shfaqjet elegante dhe shumëngjyrëshe të flamingove në bukurinë unike natyrore të Liqenit Van ofrojnë një festë vizuale", tha Köse.
"Ndërsa numri i tyre dikur ishte shumë i vogël, ne kemi vërejtur rritjen e numrit të tyre vitet e fundit. Është e mundur t'i shohësh në tufa në shumë zona. Fotografimi i tyre është një përvojë unike", tha ajo.