Liqeni Tuz në Turqi, një femonem i vërtetë natyror
Liqeni i cili në dimër ka një ngjyrë të kaltër të hapur dhe në verë të kuqe, paraqet një fenomen të vërtetë natyror

Shkup
SHKUP (AA) – Liqeni Tuz në Turqi pranë qytetit Aksaray, i cili në dimër ka një ngjyrë të kaltër të hapur dhe në verë të kuqe, paraqet një fenomen të vërtetë natyror, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i Departamentit të Kërkimeve të Kripura Koyuncu Kaldirim, Mehmet Sait Koyuncu, për AA tha se një lloj i veçantë i mikroalgave shkakton këtë dukuri të pazakontë.
Liqeni në intervale të veçanta kohore mund të jetë gjithashtu në tone të errëta të kuqe. Reshjet e bollshme rritën nivelin e kripshmërisë dhe kështu ndryshuan biotopin e saj.
Mikroalgia Dunaliella salina, e cila është e pamundur të shihet me sy të lirë, ndjeu këto ndryshime. Kjo mikroalgë përdoret shumë në industrinë e kozmetikës dhe i përket familjes së mikroorganizmave të gjelbërt halofil - organizma që zhvillohen në zona me kripësi të lartë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.