Turqia

Liqeni i Kripur i Turqisë transformohet në ngjyrë rozë gjatë sezonit të verës

Ky ndryshim në liqen u ofron vizitorëve të tij një festë vizuale, pasi mirëpret një numër të konsiderueshëm turistësh vendas dhe ndërkombëtarë çdo vit

Ajdin Aliji  | 22.07.2025 - Përdıtësım : 22.07.2025
Liqeni i Kripur i Turqisë transformohet në ngjyrë rozë gjatë sezonit të verës Foto: Nurettin Boydak/AA

Shkup

Liqeni i Kripur i Turqisë është kthyer në ngjyrë rozë të ndezur në një fenomen natyror mahnitës, duke tërhequr vizitorët të dëshmojnë ndryshimin sezonal të ngjyrës, raporton Anadolu.

Liqeni ndodhet në kryqëzimin e provincave Konya, Ankara dhe Aksaray në Turqinë qendrore.

Algat në liqen mbrohen nga efektet e dëmshme të rrezeve të diellit duke prodhuar një substancë të kuqe beta-karoteni gjatë verës, kur temperatura dhe kripa rriten.

Në këtë periudhë, ngjyra e liqenit bëhet rozë ose e kuqe sepse bakteret halo riprodhohen shumë.

Një pjesë e madhe e Liqenit të Kripur bëhet i bardhë në verë, kur kripa del në sipërfaqe.

Ky ndryshim në liqen u ofron vizitorëve të tij një festë vizuale, pasi mirëpret një numër të konsiderueshëm turistësh vendas dhe ndërkombëtarë çdo vit.

Liqeni, i cili është në Listën e Përkohshme të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, plotëson 70 për qind të nevojave të Turqisë për kripë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın