Turqia

Liqeni artificial në perëndim të Turqisë bëhet habitat për flamingot

- I ndërtuar fillimisht për mbledhjen e ujërave të zeza, pellgu me kalimin e kohës është kthyer në një vend të pasur ushqimi, duke tërhequr jo vetëm flamingot, por edhe shumë lloje zogjsh migratorë

Abdulbesar Ademi  | 17.07.2025 - Përdıtësım : 17.07.2025
Liqeni artificial në perëndim të Turqisë bëhet habitat për flamingot Fotografi:Foto: Ekrem Şahin / AA/AA

Shkup

AFYONKARAHISAR (AA) - Një liqen artificial, fillimisht i ndërtuar për grumbullimin e ujërave të ndotura, është shndërruar gradualisht në një habitat për flamingot, duke ofruar pamje mahnitëse që tërheq dashamirësit e natyrës, raporton Anadolu.

Pamjet nga droni të marra në rrethin Dazkırı të provincës Afyonkarahisar në perëndim të Turqisë tregojnë tufa të flamingove që notojnë dhe lëvizin në liqenin artificial.

I ndërtuar fillimisht për mbledhjen e ujërave të zeza, pellgu me kalimin e kohës është kthyer në një vend të pasur ushqimi, duke tërhequr jo vetëm flamingot, por edhe shumë lloje zogjsh migratorë.

Prania e vazhdueshme e ujit gjatë gjithë vitit dhe bollëku i burimeve ushqimore në zonë u kanë mundësuar flamingove të qëndrojnë në këtë rajon gjatë gjithë vitit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.