Turqia

"Largimi i Turqisë nga programi F-35 do të dëmtojë marrëdhëniet"

SHBA njofton largimin e Turqisë nga programi pasi Ankaraja bleu sistemin rus për mbrojtje raketore S-400

Sibel Uğurlu   | 18.07.2019
"Largimi i Turqisë nga programi F-35 do të dëmtojë marrëdhëniet"

Ankara

Turqia u ka bërë thirrje SHBA-ve që të përmirësojnë gabimin e largimit të Turqisë nga programi për avionin luftarak F-35, "që do të dëmtonte marrëdhëniet në mënyrë të pariparueshme", thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Veprimi i njëanshëm i SHBA-ve "as nuk përputhet me frymën e aleancës e as nuk ka bazë legjitime", thuhet në kumtesën e ministrisë.

"Nuk është e drejtë të largohet Turqia, njëri nga partnerët kryesorë në programin F-35", thuhet më tej, duke shtuar se nuk janë të vlefshme pretendimet se sistemi S-400 do të rrezikojë informatat e ndjeshme të teknologjisë së F-35-it.

"Duke qenë i papërgjegjshëm ndaj propozimit tonë për të formuar një grup pune për këtë çështje që do të përfshijë NATO-n, është një tregues i qartë se SHBA është i njëanshëm dhe nuk ka vullnet për të zgjidhur çështjen në mirëbesim", thonë nga ministria.

SHBA patjetër të shfaqë rëndësinë e duhur për miqësinë me Turqinë jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra, qëndron më tej në kumtesë, veçanërisht në luftën kundër DEASH-it, PKK/PYD/YPG dhe Organizatës Terroriste Fetullah (FETO).

Paraprakisht, SHBA njoftoi se do të largojë Turqinë nga programi për avionin luftarak F-35, që pason pas kërcënimeve të këtilla në lidhje me blerjen e sistemit rus për mbrojtje ajrore S-400 nga ana e Ankarasë.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ishte kërcënuar se do të largojë Turqinë nga programi i avionit luftarak F-35 nëse furnizohet me S-400 nga Rusia, duke paralajmëruar se sistemi mund të përdoret nga Moska që në mënyrë të fshehur të merr informata sekrete në lidhje me avionin luftarak.

Dorëzimi i pajisjeve të sistemit S-400 filloi javën e kaluar dhe po vazhdon me dërgesën e 14-të të pajisjeve që deri më tani kanë arritur në Turqi në gjashtë ditët e fundit.

Pilotët turq dhe ekipi i mirëmbajtjes, të cilët ishin dërguar në SHBA për t'u stërvitur për platformën F-35, janë njoftuar se do të duhet të largohen nga vendi deri në fund të muajit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın