Turqia

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Turqisë: Stabiliteti dhe paqja e Iranit janë jetike për sigurinë rajonale

Këshilli turk i Sigurisë Kombëtare tha se mbështetja e fortë për përpjekjet e Sirisë për sovranitetin, integritetin territorial, strukturën unitare dhe unitetin politik do të vazhdojë

Esra Tekin  | 28.01.2026 - Përdıtësım : 28.01.2026
Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Turqisë: Stabiliteti dhe paqja e Iranit janë jetike për sigurinë rajonale

Stamboll

Këshilli Kombëtar i Sigurisë i Turqisë diskutoi të mërkurën zhvillimet e fundit lidhur me Iranin, duke theksuar se stabiliteti dhe paqja e Iranit janë jetike për sigurinë rajonale, transmeton Anadolu.

Këshilli theksoi në një deklaratë se mbështetja e fuqishme për përpjekjet e Sirisë për të siguruar sovranitetin, integritetin territorial, strukturën unitare dhe unitetin politik do të vazhdojë.

Ai gjithashtu konfirmoi se është i gatshëm të marrë të gjitha përgjegjësitë së bashku me partnerët për rindërtimin e Gazës dhe vendosjen e një paqeje të qëndrueshme.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın