Turqia

Kuzhinieri turk përgatiti sushi në ajër derisa fluturonte me parashutë

Gjatë kërcimit, Öksüz përgatiti në qiell një lloj sushi të quajtur "California roll" me përbërësit që kishte përgatitur paraprakisht

Bekir Ömer Fansa  | 04.08.2025 - Përdıtësım : 04.08.2025
Kuzhinieri turk përgatiti sushi në ajër derisa fluturonte me parashutë

Adana

Një kuzhinier në Adana të Turqisë bëri sushi derisa fluturonte në qiell me një parashutë të stilit paragliding, raporton Anadolu.

Piloti i paraglidingut, Onur Avcu dhe kuzhinieri İsa Öksüz kërcyen nga lokacioni Menekşe i liqenit të Digës Seyhan.

Gjatë kërcimit, Öksüz përgatiti në qiell një lloj sushi të quajtur "California roll" me përbërësit që kishte përgatitur paraprakisht.

Öksüz hëngri sushin që bëri me oriz, gaforre, avokado, kastravec dhe havjar së bashku me Avcun në ajër.

Duke dhënë një deklaratë pas ngjarjes, Öksüz tha se ishte i kënaqur që organizoi ngjarjen më të jashtëzakonshme të profesionit të tij me sugjerimin e Avcut.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın