Turqia

Kryediplomati turk: Shekulli i 21-të do të jetë shekulli i Azisë

Turqia nisi iniciativën Azia Përsëri në vitin 2019 me qëllim të përmirësimit të lidhjeve me vendet Aziatike, ka thënë Mevlüt Çavuşoğlu

Burak Bir  | 18.01.2021 - Përdıtësım : 18.01.2021
Kryediplomati turk: Shekulli i 21-të do të jetë shekulli i Azisë

Ankara

Shekulli i 21-të do të jetë "shekulli i Azisë", tha ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, duke nënvizuar rëndësinë dhe potencialin strategjik të kontinentit, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Shekujt 19 dhe 20 ishin shekujt e Evropës dhe Amerikës. Sot, të gjitha të dhënat sugjerojnë që shekulli 21 do të jetë shekulli i Azisë", tha Çavuşoğlu gjatë një takimi virtual të organizuar nga Bordi i Marrëdhënieve Ekonomike të Jashtme Turke (DEIK) mbi perspektivat e reja drejt rritjes së vëllimit të tregtisë midis Turqisë dhe vendeve aziatike. 

Shumë vende veprojnë me vetëdije të këtij fakti, theksoi Çavuşoğlu, duke përmendur marrëveshje të ndryshme të nënshkruara kohët e fundit midis vendeve evropiane, të tilla si Britania e Madhe dhe homologët e tyre aziatikë.

Duke vënë në dukje se Turqia nisi iniciativën e saj "Azia Përsëri" në vitin 2019 me qëllim të përmirësimit të lidhjeve me vendet aziatike, ai theksoi se iniciativa ishte veçanërisht e rëndësishme për rritjen e marrëdhënieve ekonomike.

"Ne kemi mbështetur 33 vende aziatike gjatë periudhës pandemike dhe kemi sjellë furnizime mjekësore për vaksinat nga vende si Kina dhe Japonia", tha kryediplomati turk, duke iu referuar lidhjeve të vazhdueshme midis Turqisë dhe Azisë gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.