Turqia

Kryediplomati turk, Fidan thekson rëndësinë e vetëzhvillimit për kombet turke

Hakan Fidan thotë se bashkëpunimi dhe institucionalizimi më i fortë midis shteteve turke do të rrit rezistencën ndaj krizave globale

Sümeyye Dilara Dinçer  | 07.10.2025 - Përdıtësım : 07.10.2025
Kryediplomati turk, Fidan thekson rëndësinë e vetëzhvillimit për kombet turke Foto: Murat Gök/AA

Ankara

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan të hënën nënvizoi rëndësinë e vetëzhvillimit për kombet turke, transmeton Anadolu.

Duke folur për mediat azerbajxhanase në qytetin Gabala, në margjinat e takimit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Shteteve Turke (OTS), Fidan tha se bota po kalon ndryshime të thella dhe ndryshimet gjeostrategjike po ndikojnë në të gjitha rajonet, përfshirë botën turke.

"Por, institucionalizimi i Organizatës së Shteteve Turke dhe veprimet e saj gjithnjë e më të koordinuara na bëjnë më rezistentë ndaj krizave. Ky është qëndrimi institucional që paraqesim së bashku", tha ai.

Fidan theksoi se avancimi i ekonomive, infrastrukturës, teknologjisë, kapaciteteve mbrojtëse dhe shërbimeve themelore të shteteve turke forcon çdo komb.

"Kur çdo shtet i fortë bashkohet, del një strukturë më e fortë. Prandaj, për sa kohë që vazhdojmë në rrugën tonë aktuale, me vullnetin e Zotit, do të përballemi me një botë turke më rezistente ndaj krizave globale", tha ai.

- "Krijimi i stabilitetit në rajon"

Fidan tha se politika e jashtme e Turqisë mbështetet në sigurimin e stabilitetit në rajon, duke shtuar se kjo kërkon disa kushte.

"Së pari, të qetësohen ose të përfundojnë luftërat dhe konfliktet sa më shumë që të jetë e mundur. Së dyti, të zhvillohet bashkëpunimi ekonomik në mënyrë të drejtë në mënyrë që të gjithë të përfitojnë. Së treti, të institucionalizohen marrëdhëniet dhe strukturat rajonale për t’i bërë ato më të qëndrueshme", tha ai.

"Mund ta shihni këtë perspektivë të reflektuar në punën tonë në rajon dhe në marrëdhëniet dhe iniciativat tona rajonale me botën turke", shtoi ai.

Fidan nënvizoi se përpjekjet e Ankarasë kanë qenë gjithmonë të drejtuara në këtë mënyrë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın