Turqia

Kryediplomati turk Fidan takon shefin e NATO-s në Bruksel

Fidan dhe Rutte diskutuan përpjekjet për t’i dhënë fund luftës midis Ukrainës dhe Rusisë, si dhe çështjet e sigurisë në Detin e Zi

Selçuk Uysal  | 03.12.2025 - Përdıtësım : 03.12.2025
Kryediplomati turk Fidan takon shefin e NATO-s në Bruksel Foto: Murat Gök/AA

Ankara

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, është takuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në selinë e aleancës në Bruksel, raporton Anadolu.

Burime diplomatike turke thanë se Fidan dhe Rutte diskutuan përpjekjet për t’i dhënë fund luftës midis Ukrainës dhe Rusisë, si dhe çështjet e sigurisë në Detin e Zi.

Përgatitjet për samitin e NATO-s që do të mbahet në Ankara në muajin korrik të vitit 2026 dhe kontributet e industrisë turke të mbrojtjes për anëtarët ishin gjithashtu në agjendë.

Samiti i i ardhshëm i NATO-s do të zhvillohet në kryeqytetin turk Ankara më 7 dhe 8 korrik të vitit 2026.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.