Kryediplomati turk Fidan takohet në Dublin me homologun e tij irlandez
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan u takua në Dublin me zv/kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Tregtisë dhe Mbrojtjes së Irlandës, Simon Harris

Ankara
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan u takua në Dublin me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Tregtisë dhe Mbrojtjes së Irlandës, Simon Harris, transmeton Anadolu.
Nga llogaria e Ministrisë së Punëve të Jashtme turke u nda një postim në lidhje me kontaktet e ministrit Fidan në Irlandë.
Sipas kësaj, Fidan u takua në kryeqytetin e Irlandës, Dublin, me homologun e tij irlandez, Harris.