Kryediplomati turk Fidan do të vizitojë Katarin në kuadër të përpjekjeve diplomatike rajonale
Vizita shihet si pjesë e përpjekjeve më të gjera diplomatike për të ndaluar luftën në Lindjen e Mesme
Stamboll
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, do të zhvillojë një vizitë në Katar, njoftoi Ministria e Jashtme, transmeton Anadolu.
Ministria konfirmoi vizitën e Fidanit në një deklaratë të shkurtër me shkrim, por nuk dha informacione shtesë.
Të martën, Fidan tha se do të nisë një turne në vendet e rajonit duke filluar nga e mërkura për të diskutuar hapat e mundshëm për ndalimin e luftës në Lindjen e Mesme.
Më herët të enjten, Fidan mori pjesë në një takim në Riad, të organizuar nga Arabia Saudite, për të diskutuar zhvillimet e fundit rajonale.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
