Turqia

Kryediplomati turk do të marrë pjesë në takimin e parë të Bordit të Paqes

Ministria e Jashtme turke njoftoi sot se Fidan do të marrë pjesë në takimin e parë të Bordit të Paqes që do të mbahet të enjten në Washington, duke përfaqësuar presidentin Erdogan

Asiye Latife Yılmaz  | 18.02.2026 - Përdıtësım : 18.02.2026
Kryediplomati turk do të marrë pjesë në takimin e parë të Bordit të Paqes

Stamboll

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan do të marrë pjesë në takimin e parë të Bordit të Paqes në Washington të enjten, transmeton Anadolu.

Ministria e Jashtme turke njoftoi sot se Fidan do të marrë pjesë në takimin e parë të Bordit të Paqes që do të mbahet të enjten në Washington, duke përfaqësuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Nga ministria nuk u dhanë informacione të mëtejshme.

Më parë, presidenti Erdogan në bordin e avionit gjatë fluturimit të kthimit nga Etiopia, tha se është marrë një ftesë për takimin e Bordit të Paqes në Gaza, duke njoftuar se ministri i Jashtëm Hakan Fidan do të marrë pjesë në takim.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın