Turqia

Kryediplomati turk diskuton luftën në Lindjen e Mesme me homologët nga Spanja dhe Singapori

Gjatë bisedimeve, ministrat spanjoll dhe singaporian shprehën gjithashtu solidaritetin e vendeve të tyre lidhur me municionet balistike të lëshuara drejt Turqisë

Mehmet Şah Yılmaz  | 13.03.2026 - Përdıtësım : 13.03.2026
Kryediplomati turk diskuton luftën në Lindjen e Mesme me homologët nga Spanja dhe Singapori

Ankara

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, ka diskutuar efektet e luftës së vazhdueshme në Lindjen e Mesme me homologët e tij nga Spanja dhe Singapori, raporton Anadolu.

Sipas burimeve diplomatike turke, Fidan zhvilloi telefonata të ndara me ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës, Jose Manuel Albares dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Singaporit, Vivian Balakrishnan.

Gjatë bisedimeve, ministrat spanjoll dhe singaporian shprehën gjithashtu solidaritetin e vendeve të tyre lidhur me municionet balistike të lëshuara drejt Turqisë.

Më herët gjatë ditës, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se një municion balistik i lëshuar nga Irani në hapësirën ajrore turke u neutralizua nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun Lindor. Ky ishte incidenti i tretë i tillë që nga lufta SHBA-Izrael kundër Iranit.

Izraeli dhe SHBA-ja nisën një sulm të përbashkët ndaj Iranit më 28 shkurt, duke vrarë deri tani rreth 1.300 persona, përfshirë liderin e atëhershëm suprem, Ali Khamenei.

Teherani u kundërpërgjigj me sulme me dronë dhe raketa që shënjestruan Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturën civile.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.