Turqia

Kryediplomati turk dhe ambasadori spanjoll diskutojnë lidhjet në industrinë e mbrojtjes

Anija "TCG Anadolu" mund të mbajë katër automjete të mekanizuara, si dhe aeroplanë, helikopterë dhe mjete ajrore pa pilot. Anija e gjatë 231 metra dhe e gjerë 32 metra do të ketë një vëllim të plotë të ngarkesës prej rreth 27 mijë tonë

Burak Dağ  | 19.01.2021 - Përdıtësım : 19.01.2021
Kryediplomati turk dhe ambasadori spanjoll diskutojnë lidhjet në industrinë e mbrojtjes Foto: AA/Arhiv

Ankara

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka takuar ambasadorin e Spanjës, Francisco Javier Hergueta dhe një zyrtar të lartë nga një firmë inxhinierike spanjolle me pronësi shtetërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Ne diskutuam bashkëpunimin tonë në industrinë e mbrojtjes me ambasadorin e Spanjës, Hergueta dhe Pablo Menendez-in, drejtorin e përgjithshëm të kompanisë 'Navantia' për Mesdheun Lindor, e cila siguron mbështetje të projektimit për (anijen detare) TCG Anadolu", njoftoi Çavuşoğlu në rrjetet sociale.

Ndërmarrja shtetërore spanjolle e inxhinierisë dhe teknologjisë "Navantia" ka dizajnuar dhe ndërtuar anijen detare amfibe "TCG Anadolu".

Çavuşoğlu tha se "TCG Anadolu" së shpejti do të hyjë në përdorim.

Sipas Presidencës së Industrive të Mbrojtjes së Turqisë, kjo anije detare do të mund të transportojë një personel me madhësinë e një batalioni minimal pa pasur nevojë për mbështetjen e bazës.

Ajo mund të mbajë katër automjete të mekanizuara, si dhe aeroplanë, helikopterë dhe mjete ajrore pa pilot. Anija e gjatë 231 metra dhe e gjerë 32 metra do të ketë një vëllim të plotë të ngarkesës prej rreth 27 mijë tonë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.