Turqia

Kreu i Turkish Airlines: U bëmë mysafir i konferencës për media të Kryeministrit të Shqipërisë mike dhe vëllazërore

"Besoni se nuk kishim qëllim publiciteti", tha Drejtori i Përgjithshëm Bilal Ekşi

Abidin Mutlu Bozdağ  | 06.05.2021 - Përdıtësım : 07.05.2021
Kreu i Turkish Airlines: U bëmë mysafir i konferencës për media të Kryeministrit të Shqipërisë mike dhe vëllazërore

Stamboll

Drejtori i Përgjithshëm i Turkish Airlines, Bilal Ekşi, vleresoi rastin e kalimit të një avioni të kompanisë gjatë një konference për media të Komisionerit të Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekşi, në deklaratën e bërë në Twitter tha se si kompania ajrore që fluturon në më së shumti vende në botë, është bërë "mysafir rasti" i konferencës për media të Kryeministrit të Shqipërisë mike dhe vëllazërore, Edi Rama.

"Besoni se nuk kishim qëllim publiciteti", tha Ekşi.

Dje, gjatë një konference për media me kryeministrin Rama, komisioneri Varhelyi ndërpreu fjalën e tij në Aeroportin e Rinasit në Tiranë me rastin e kalimit të një avioni të transportuesit turk Turkish Airlines.

"Ju kërkojmë ndjesë, të presim pak, e kemi linjën ajrore te Turqisë, Turkish Airlines", tha komisioneri evropian kur ndërpreu fjalën e tij.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.