Kreu i TIKA-s, Kayalar viziton pacientët e plagosur nga zjarri në Koçan që trajtohen në Ankara
Në njoftimin e TIKA-s thuhet se Kayalar në vizitën e tij është shoqëruar nga ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Ankara, Jovan Manasievski

Shkup
Kreu i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Serkan Kayalar ka vizituar pacientët e plagosur nga zjarri në klubin e natës në Koçan që trajtohen në kryeqytetin e Türkiyes, Ankara, transmeton Anadolu.
Në njoftimin e TIKA-s thuhet se Kayalar në vizitën e tij është shoqëruar nga ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Ankara, Jovan Manasievski.
Kayalar dhe Manasievski, të cilët morën informacione rreth gjendjes së të lënduarve nga zyrtarët e spitalit gjatë vizitës, përcollën urimet e tyre për shërim të shpejt.
TIKA ofroi mbështetjen e nevojshme për të përmbushur të gjitha nevojat gjatë procesit të trajtimit të pacientëve, theksohet në deklaratë.
Përderisa TIKA vazhdon mbështetjen e saj në fushën e shëndetësisë në kuadër të aktiviteteve të saj të ndihmës humanitare, ajo gjithashtu vazhdon solidaritetin e saj me Maqedoninë e Veriut.
Si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një lokal nate në orët e para të mëngjesit të 16 marsit në qytetin e Koçanit, jetën e humbën 62 persona ndërsa rreth 170 të tjerë mbetën të lënduar.