Turqia

Kreu i AA-së vlerëson rolin e medias sociale në mposhtjen e përpjekjes për grusht shtet në vitin 2016 në Turqi

Duke u adresuar në një panel për të diskutuar përpjekjen e mposhtur të grusht shtetit të vitit 2016 nga organizata terroriste FETO, Karagöz diskutoi rolin e mediave sociale në fitoren e qeverisë dhe popullit turk

Andaç Hongur Erpehlivan  | 14.07.2021 - Përdıtësım : 15.07.2021
Kreu i AA-së vlerëson rolin e medias sociale në mposhtjen e përpjekjes për grusht shtet në vitin 2016 në Turqi

Stamboll

Sipas drejtorit të përgjithshëm të Anadolu Agency (AA), Serdar Karagöz, mediat sociale luajtën një rol vendimtar në mposhtjen e përpjekjes për grusht shtet në vitin 2016 në Turqi.

Duke u adresuar në një panel për të diskutuar përpjekjen e mposhtur të grusht shtetit të 15 korrikut të vitit 2016 nga organizata terroriste FETO, Karagöz diskutoi rolin e mediave sociale në fitoren e qeverisë dhe popullit turk si dhe mbulimin nga media ndërkombëtare.

Duke theksuar se puçistët fillimisht u përpoqën të marrin kontrollin e transmetimit kombëtar TRT dhe të operatorit satelitor të komunikimit TURKSTAT, Karagöz tha se populli turk, i nxitur nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan, në mënyrë efektive përdori mediat sociale për të kundërshtuar dhe përfundimisht për të ndihmuar në mposhtjen e përpjekjes për grusht shtet.

Nga ana tjetër, tha ai, reagimet e mediave ndërkombëtare dhe elitave globale në pushtet u përcaktuan nga një "ekuilibër fuqie".

"Për një sekondë, le të imagjinojmë përpjekja për grusht shtet të kishte qenë e suksesshme. Titujt (ndërkombëtar) nuk do të kishin qenë ndryshe nga ato të përdorura për grusht shtetin (e vitit 2013) në Egjipt", tha Karagöz.

Duke iu referuar përgjigjes së organizatave ndërkombëtare dhe fuqive botërore ndaj grusht shtetit të mposhtur, Karagöz theksoi se politika e mediave ndërkombëtare ishte në përputhje me elitat e vendosjes ndërkombëtare.

Ai tha se në fillim "derisa administrata amerikane po përpiqej haptas të legjitimojë përpjekjen për grusht shtet, media amerikane veproi paralelisht me administratën".

Megjithatë, shtoi ai, elitat në pushtet ndryshuan drejtimin kur panë që përpjekja e grusht shtetit po mposhtej dhe media ndërkombëtare ndoqi shembullin.

Mbi qëndrimet e organizatave ndërkombëtare gjatë natës së 15 korrikut, Karagöz argumentoi se blloku ushtarak i NATO-s në të cilën Turqia është anëtare për një kohë të gjatë, mori një qasje të ekuilibruar ndërsa Bashkimi Evropian (BE) dështoi.

Ai theksoi se derisa populli turk doli në rrugë kundër puçistëve, BE-ja ishte e qetë.

Udhëheqësit turq kanë kritikuar prirjen e BE-së për t'u përpjekur të "ligjërojnë" Ankaranë për demokracinë derisa nuk arrijnë të marrin një qëndrim të qartë kundër forcave anti-demokratike që kërcënuan Turqinë.

Megjithatë, atë natë, shtoi ai, diaspora turke në Evropë së bashku me diasporën arabe dhe pakistaneze dolën në rrugë kundër përpjekjes për grusht shtet.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grusht shtetin e mposhtur të vitit 2016, i cili la 251 persona të martirizuar dhe 2.734 të plagosur.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit të institucioneve turke, veçanërisht të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.