Turqia

Kopshti Tropikal i Fluturave në Konya ka pritur rreth 4 milionë vizitorë brenda 10 viteve

Kopshti Tropikal i Fluturave ofron një bukuri vizuale me rreth 195 bimë të përshtatshme për kushtet klimatike ekuatoriale dhe 20 mijë flutura të 40 llojeve

Anıl Kuru  | 15.03.2025 - Përdıtësım : 16.03.2025
Kopshti Tropikal i Fluturave në Konya ka pritur rreth 4 milionë vizitorë brenda 10 viteve Foto: Serhat Çetinkaya/AA

Konya

Kopshti Tropikal i Fluturave në Konya që kur u hap në vitin 2015 është vizituar nga rreth 4 milionë turistë vendas dhe të huaj, raporton Anadolu.

Kopshti tropikal u hap 10 vite më parë dhe u ndërtua nga Komuna Selçuklu, duke përdorur 1.730 copa xhami me përmasa të ndryshme. Kopshti ka një sipërfaqe të shfrytëzueshme prej 7.600 metrash katrorë dhe një sipërfaqe shëtitjeje prej 3.500 metrash katrorë.

Ky kopsht i cili mbahet në 28 gradë Celsius dhe lagështi 80 për qind në verë dhe dimër, ofron një bukuri vizuale me rreth 195 bimë të përshtatshme për kushtet klimatike ekuatoriale dhe 20 mijë flutura të 40 llojeve.

Vizitorët mund të analizojnë dhe njohin në detaje fluturën

Kryebiologu i Kopshtit Tropikal i Fluturës, Turgut Tuş, për Anadolu tha se kopshti synon t'i bëjë njerëzit ta duan natyrën përmes fluturave.

"Kopshti ynë tropikal është kopshti i parë tropikal i fluturave në Türkiye. Është një muze vërtet interaktiv. Njerëzit në fund të një udhëtimi me fluturat arrijnë në Muzeun e Fluturave. Këtu ata kanë mundësinë të shqyrtojnë dhe të mësojnë rreth fluturave në mënyrë më të detajuar. Ne planifikojmë t'i presim vizitorët tanë në kinemanë tonë të vogël duke i bërë ata të duan akoma më shumë insektet. Kemi një klasë trajnimi për insektet", tha Tuş.

"Qendër tërheqëse edhe për Türkiyen"

Kryebiologu Tuş theksoi se kopshti është një vend i preferuar jo vetëm për vizitorët vendas, por edhe për vizitorët e huaj.

"Kopshti Tropikal i Fluturave në Konya është një qendër tërheqëse jo vetëm për Konyan, por edhe për Türkiyen. Kemi vizitorë nga e gjithë Türkiye. Jo vetëm nga vendasit tanë, por ne shpesh presim vizitorë edhe nga vendet fqinje. Gjatë muajve të verës vijnë njerëz nga Rusia, Ukraina dhe Britania, të cilët kanë dëgjuar për kopshtin. Gjatë periudhës së Shebi Arusit, iranianët që janë të lidhur me Hazreti Mevlanën në Konya vijnë shpesh në kopsht".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın