Turqia

Kompania turke TPAO dhe Chevron nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi për eksplorimin e naftës dhe gazit

"Me këtë Memorandum Mirëkuptimi, ne synojmë të zhvillojmë projekte të përbashkëta si në Turqi ashtu edhe në shkallë ndërkombëtare", shkroi ministri Bayraktar në platformën turke të mediave sociale NSosyal

Handan Kazancı  | 05.02.2026 - Përdıtësım : 05.02.2026
Kompania turke TPAO dhe Chevron nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi për eksplorimin e naftës dhe gazit

Stamboll

Kompania kombëtare e energjisë e Turqisë TPAO dhe gjiganti amerikan i naftës Chevron kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi (MoU) për të vlerësuar bashkëpunimet e mundshme në eksplorimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit natyror, njoftoi të enjten ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, transmeton Anadolu.

"Me këtë Memorandum Mirëkuptimi, ne synojmë të zhvillojmë projekte të përbashkëta si në Turqi ashtu edhe në shkallë ndërkombëtare", shkroi Bayraktar në platformën turke të mediave sociale NSosyal.

Bayraktar tha se iniciativat ndërkombëtare do të mbështesin punën e vazhdueshme në fushën Gabar në Turqinë juglindore dhe në Detin e Zi, duke kontribuar gjithashtu në qëllimin e TPAO-s për t'u bërë një kompani globale me kapacitet prodhimi prej 1 milion fuçish.

"Së shpejti do të nënshkruajmë marrëveshje të reja për partneritete të ndryshme ndërkombëtare dhe do të ndajmë projektet konkrete që kemi zbatuar me kombin tonë", shtoi ai.

Marrëveshja vjen pas një Memorandumi të veçantë Mirëkuptimi të nënshkruar më parë midis TPAO-s dhe degës së ExxonMobil, ESSO Exploration International Limited, që mbulon zona të reja eksplorimi në Detin e Zi dhe Mesdhe, si dhe rajone të tjera të mundshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın