Kompania ajrore turke me kosto të ulët "AJet" nis fluturimet Stamboll-Bejrut
Linja e re synon të kontribuojë në zhvillimin e turizmit dhe potencialit tregtar midis Turqisë dhe Libanit
Stamboll
Transportuesi ajror turk me kosto të ulët "AJet" ka nisur fluturime direkte për në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, nga aeroporti "Sabiha Gokcen" i Stambollit, njoftoi sot transportuesi, transmeton Anadolu.
Fluturimi i parë direkt nga Stambolli për në Bejrut u zhvillua sot. Avioni u prit me ceremoni në aeroportin ndërkombëtar të Bejrutit "Rafic Hariri".
"AJet", e cila më parë operonte fluturime nga Ankaraja dhe Adana për në Bejrut, tani do të operojë fluturime të përditshme reciproke nga Stambolli për në Bejrut.
Me këtë linjë të re për në Bejrut, "AJet" vazhdon të zgjerojë rrjetin e saj të fluturimeve në Evropë, Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore dhe Afrikën e Veriut.
Linja e re synon të kontribuojë në zhvillimin e turizmit dhe potencialit tregtar midis Turqisë dhe Libanit.
