Ketri tokësor i Azisë së Vogël shfaqet në zonat livadhore të Turqisë qendrore
Pamjet tregojnë ketrat në kërkim të ushqimit dhe disa të tjera duke u ushqyer brenda kullotave të hapura, zonë që konsiderohet si habitati i tyre për shkak të kushteve të papërshtatshme në tokat e lëruara dhe zonat e pyllëzuara
Karaman
Ketrat tokësor i Azisë së Vogël (Spermophilus xanthoprymnus), i njohur në vend si “Anadolu gelengisi” kohëve të fundit janë shfaqur në kërkim të ushqimit në zonat livadhore të qytetit Karaman në Turqinë qendrore, raporton Anadolu.
Pamjet tregojnë ketrat në kërkim të ushqimit dhe disa të tjera duke u ushqyer brenda kullotave të hapura, zonë që konsiderohet si habitati i tyre për shkak të kushteve të papërshtatshme në tokat e lëruara dhe zonat e pyllëzuara.

Ketri tokësor i Azisë së Vogël është një brejtës i vogël, që jeton në rrafshnaltën e Anadollit në Turqinë qendrore dhe lindore, si dhe në pjesët fqinje të Armenisë dhe Iranit.
Popullsia e këtij lloji të brejtësve po zvogëlohet për shkak të humbjes së habitatit, zgjerimit bujqësor dhe ndryshimeve klimatike. Ato konsiderohen në nivelin e “pranë kërcënimit” nga Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN).
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
